Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik dhe rritjen e rrogave

Shqipëria

Klevis Balliu në njësinë 3 në Tiranë: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik dhe rritjen e rrogave

Më: 26 prill 2025 Në ora: 13:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Klevis Balliu ka zhvilluar disa takime me qytetarë në njëisnë nr.3 në Tiranë, ku ka prezantuar programin ekonomik të PD.

Në një postim në rrjetin social facebook, Balliu shkruan se ky program garanton mirëqënien e qytetarëve.

Ishte kënaqësi të ndalesha në njësinë tre në takime me qytetarët  të cilët më shumë se kurrë po bashkohen me programin tonë që garanton mirëqënien e qytetarëve.

Brenda 100 ditëve, bashkë do të vendosim, minimumin jetik, rritjen e rrogave, uljen e taksave, kartën e konsumatorit, rritjen e pensioneve.

Bashkë për Shqipërinë Madhështore”, shkruan Balliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat