“Duhet pastruar administrata!” Aga: Njerëzit po ikin, funksionarët shtohen

Shqipëria

“Duhet pastruar administrata!” Aga: Njerëzit po ikin, funksionarët shtohen

Më: 27 prill 2025 Në ora: 08:12
Kandidati për deputet i PD-ASHM Ethem Aga i

Kandidati për deputet i PD-ASHM Ethem Aga ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se administrata duhet pastruar.

Ai tha se do të bëhet një audit nëse koalicioni PD-ASHM fiton zgjedhjet në 11 maj, pasi sipas tij ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin rrogë në administratë.

“Ore duhet pastruar kjo administrata nga hajdutët, patronazhistët, sekserët. E kemi lënë administratën me 82 mijë. Me ardhjen tonë në pushtet do të bëhet një audit. Ka njerëz që jeotjnë jashtë shtetit dhe marrin rrogën në Shqipëri.

Administrata jonë ka qenë eficiente, ne deri në 2013 kemi pasur 82 mijë njerëz në administrarë. Si shpjegohet që ka 1 milione 100 mijë njerëz më pak, që janë larguar nga ky vend dhe ka 100-1500 mijë funksionarë më tepër”,-tha Aga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat