Denoncon Partia Demokratike: Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik! Detajet e para

Shqipëria

Denoncon Partia Demokratike: Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik! Detajet e para

Më: 2 maj 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar një vjedhje të ndodhur në ambientet e zyrës së saj.

Sipas përfaqësuesve të PD-së, nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.

Burime bëjnë me dije se deri tani nuk janë konstatuar shenja të thyerjes apo dëmtime të zyrës.

Ndërkohë policia mësohet se po kryhen hetimet dhe verifikimet e nevojshme në lidhje me ngjarjen e pretenduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat