Të shtënat në Laç me një viktimë/ Si paraqitet gjendja e katër të plagosurve

Shqipëria

Të shtënat në Laç me një viktimë/ Si paraqitet gjendja e katër të plagosurve

Më: 4 maj 2025 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.

Të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, të cilët janë transportuar te Trauma për mjekim të specializuar.

Aktualisht Daniel Gjeloshi, Liridon Ismaili, Angjelina Ndoj jashtë rrezikut për jetën dhe do vijojnë të qëndrojnë në spital, ndërsa Amarildo Ndoj vijon në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohe fatkeqësisht në  Spitalin e Traumës ndërroi jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç i mbetur i plagosur ditën e djeshme nga të shtënat në Laç. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat