​Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar afër portit të Shëngjinit

Shqipëria

​Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar afër portit të Shëngjinit

Më: 4 maj 2025 Në ora: 20:18
Ilustrim

Një person i moshës 37-vjeçare është gjetur pa shenja jete në afërsi të portit të Shëngjinit.

Shtetasi N.Z., banues në Fushë Krujë, dyshohet se është mbytur, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

“Rreth orës 15:40, në afërsi të portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thuhet njoftimin e Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat