Meta në qeli, Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH dhe prokurorëve të SPAK për babain e fëmijëve të mi

Shqipëria

Meta në qeli, Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH dhe prokurorëve të SPAK për babain e fëmijëve të mi

Më: 5 maj 2025 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Monika Kryemadhi ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm. 

“Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara.

I binde të të votonin dhe për kë kandidat?

Sigurisht që kërkon votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë.

Besoj shumë që edhe vetë të nënshtruar e sistemit do ta votojnë më 11 Maj përmbysjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat