Dhunumi i efektivit në Kukës/ Policia jep detaje të reja

Shqipëria

Dhunumi i efektivit në Kukës/ Policia jep detaje të reja

Më: 6 maj 2025 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Sot u raportua për dhunimin e një polici në Kukës.

KUKËS- Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.

Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat