LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 06:58 më 12.05.2025
Kuti të votimit

Numërohen 1235 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca mes PS dhe PD, me 60 mijë vota! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1235 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 164,371 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 195,945 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 11,741 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 10,790 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,082 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 3,809 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 105,945 vota

Lëvizja Bashkë 3,809 vota
Lëvizja Atdheu 391 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 3,351 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë 164,371 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 10,790 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 582 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 219 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1,040 vota

Partia Mundësia 8,082 vota

Partia Socialdemokrate 11,741 vota

Numërimi në Lezhë, PD-ASHM në avantazh të lehtë! Ja sa vota ka PS dhe partitë e tjera

Në Lezhë janë numëruar 49 qendra votimi nga 245 ne total, ku kryeson PD-ASHM me 5,548 vota ose 44,4%, ndërsa e dyta renditet PS me 5,403 vota ose 43.3%. 

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5,548 vota-46.0 %

Lëvizja Bashkë 42 vota

Lëvizja Atdheu 14 votë

Partia Koalicioni Euroatlantik 165 vota-1.3 %

Partia Socialiste e Shqipërisë 5,403 vota – 43.3 %

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 752 vota -6.0%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare  9 vota  

Partia Aleanca Demokracia e Re 1 votë 

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 7 vota 

Partia Mundësia 131  vota -1.0 %

Partia Socialdemokrate 414 vota -3.3%

Rezultati për Tiranën, PS kryeson me 49%, PD-ASHM 34.6%! Ja cila nga partitë e reja renditet si forcë e tretë

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 194 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 28 839 vota ose 49.0 %. 

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 20,358 vota, që përbëjnë 34.6%, ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 2,875 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 28,830 vota – 49.0%

Partia Mundësia – 2,875 vota – 4.9%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,751 vota – 3.0%

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 855 vota – 1.5%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 167 vota – 0.3%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 73 vota – 0.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,358 vota – 34.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,896 vota – 3.2%

Lëvizja Bashkë – 1,665 vota – 2.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 312 vota – 0.5%

Lëvizja Atdheu (LA) – 109 vota – 0.2%

Numërohen 1083 kuti votimi, ja rezultati

Janë numëruar 1083 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 142239 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 90 870 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 10,112 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 9,450 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 6843 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 3,282 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 90.870 vota

Lëvizja Bashkë 3,282 vota
Lëvizja Atdheu 330 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 2,622 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë 142,239 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 9,450 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 518 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 186 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 931 vota

Partia Mundësia 6843 vota

Partia Socialdemokrate 10,112 vota

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 75 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 45 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 2 mandate.

Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.

Rezultatet në qarkun Durrës, njihuni me partinë që renditet e para! Si ndahen votat mes forcave të tjera politike

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 45 kutive të votimit nga 493 në total.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 7,276 vota, duke përfaqësuar 52.8% të votave. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 5,493 votave ose 39.9% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta dhe ka grumbulluar deri më tani 294 vota ose 2.1%.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7,276 vota – 52.8%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 294 vota – 2.1%

Lëvizja Bashkë – 160 vota – 1.2%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 68 vota – 0.5%

Lëvizja Atdheu (LA) – 12 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 5,493 vota – 39.9%

Partia Mundësia – 320 vota – 2.3%

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 106 vota – 0.8%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 32 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 15 vota – 0.1%

Mziu akuza PS për blerje votash në Dibër: Nuk mund të pranojmë një rezultat të tillë

Duke folur për Euronews Albania, kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka theksuar se ai nuk mund të pranojë një rezultat ku votat, sipas tij, janë të blera.

Mziu ka akuzuar eksponentë të PS-së për blerje votash në qarkun e Dibrës dhe ka shtuar se nuk mund ta njohë një rezultat ku sipas tij janë investuar miliona euro në këmbim të votës.

“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton. Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, u shpreh Mziu.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PD fitoi 3 mandate në Diber, ndërsa PS fitoi 2.

Numërohen 116 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon mbi 13 mijë vota

Ka nisur procesi i numërimit edhe në qarkun e Vlorës

Deri më tani janë numëruar 116 kuti nga 449 në total.

Partia që kryeson është Partia Socialiste, me 13315 vota.

E dyta renditet koalicioni opozitar me 6285 vota.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1358 vota.

Numërohen 91 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS sërish kryeson ndaj opozitës

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 91 qendra votimi nga 198 në total. Partia Socialiste kryeson me 11,064 vota ose 63.5 %.

Ndërkohë forcë e dyte renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërine Madheshtore me 5,011 vota ose 28.8 % të votave.

Ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, renditet e treta, me 550 vota ose 3.2% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive: 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11, 064 vota – 63.5%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 5,011 vota – 28.8%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 550 vota – 3.2%

Partia Mundësia – 250 vota – 1.4%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 164 vota – 0.9%

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 91 vota – 0.5%

Lëvizja Bashkë – 162 vota – 0.9%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 61 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 26 vota – 0.1%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 25 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 15 vota – 0.1%

Numërohen 120 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste me mbi 6 mijë vota

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës.

Deri tani në qarkun Korçë janë 120 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 16387 vota.

Ndërsa PD ka siguruar 10153 vota.

Shqipëria Bëhet ka marrë 1092 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat