LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 23:05 më 11.05.2025
Kuti të votimit

Qarku Korçë/ Numërohen kutitë e para në bashkinë e Pustecit, PS 72 %, PD-ASHM 24%! Në garë edhe “Mundësia” e Agron Shehajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet e 11 majit. Konkretisht në qarkun e Korçës në bashkinë e Pustecit janë numëruar 2 qendra votimi nga 8 në total.

Deri tani rezulton se Partia Socialiste ka 264 vota ose 72.53 %.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 87 vota ose 23.90 %.

Partia Mundësia e  Agron Shehajt ka marrë 7 vota ose 1.92%.

Lëvizja Bashkë 2 vota, ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.

Dalin shifrat e KQZ, 79.24% e shqiptarëve jashtë vendit kanë votuar për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës. 

Ndërkohë pak më herët u njoftua se është gati të nisë numërimi i tyre. Bëhet me dije se do të jetë nga një tavolinë për çdo qark dhe me procedura të njëjta, pra e ndarë sipas qarqeve. Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për secilin nga kandidatët.

Ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.

Brenda vendit, vetëm 42.16% e qytetarëve kanë hedhur votën në kutitë e votimit.

Fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës, klasifikohet e parregullt një kuti në Kamëz!

Në Kamëz pritet të nisë së shpejti procesi i numërimit të votave, por nuk do të përfshihen të gjitha kutitë e parashikuara.

Mësohet se nga 89 kuti votimi të vendosura në shkollën “Hillary Clinton”, do të numërohen vetëm 88, pasi një prej tyre është shpallur e pavlefshme.

Sipas raportimit të gazetares së News24, Fatmira Nikolli, gjatë dorëzimit në KZAZ, është konstatuar se një nga kutitë, ndonëse ishte vulosur dhe shoqëruar me procesverbalin përkatës, kishte disa fletë jashtë saj.

Kjo parregullsi ka çuar në vendimin që kutia të mos përfshihet në numërim. Ende nuk është bërë e qartë nëse fletët dolën jashtë gjatë mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por pavarësisht kësaj, kutia është skualifikuar nga procesi.

Si pasojë, votat që ndodheshin brenda saj nuk do të merren në konsideratë, ndonëse qytetarët kishin shprehur vullnetin e tyre.

Hapen kutitë e para në bashkinë e Pustecit, kryeson PS! Si ndahen votat me Partinë Demokratike

Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës ka numëruar 3 kutitë qendra votimi nga 8 në total, ku kryeson Partia Socialiste.

Kështu në kutinë e parë PS ka 130 vota dhe PD 52 vota.

Në kutinë 2, PS ka marrë 150 vota dhe PD 118 vota, në kutinë tre PS ka grumbulluar 139 vota dhe PD 38 vota.

Në total deri tani Partia Socialiste kryeson me 414 vota dhe PD 205 vota.

Banditizmi elektoral në Vorë/ Meta: Narkoshteti po jep shpirt, s’mund të ndalë fitoren e popullit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si “banditizëm elektoral” në Vorë dhe “zyrën ilegale të Rilindjes” në Tiranë, ku sipas tij janë kapur persona që blinin vota.

Ai akuzon institucionet, përfshirë SPAK, për mosreagim dhe thotë se krimet zgjedhore po ndodhin ndërsa “narkoshteti po jep shpirt”.

Meta u bën thirrje numëruesve të mbrojnë çdo votë dhe deklaron se një ndëshkim i rëndë i pret “banditët rilindas”.Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve.

Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë kriminale të Edi Ramës.

Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë.

Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik.

Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM”.

Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij, komentoi edhe një exit-poll të shpërndarë rrufe pas orës 19:00 me mbylljen e qendrave të votimit.

‘Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet’, nënvizoi kryetari i PD-së, gjatë komentit të tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm.

Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit.

I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë.

Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet.

Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave.

Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht.

Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral.

Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit.

Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

Berisha: Exit pollët e para si Memorandumi i Kuçit! Përpjekje e dështuar e Ramës

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në konferencë për mediat pas përmbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Berisha komentoi exit pollët e para pas përfundimit të votimeve. Kryedemokrati tha se ato ngjajnë me memorandumin e Kuçit, teksa përpjekje të tilla janë të dështuara nga Rama.

Më tej, Berisha komentoi dhe incidentin sot pranë shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë ku u zbulua një zyrë elektorale e PS-së me deputetin Braçe brenda.

Berisha: Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm, Baton Stanishiqi, është gënjeshtari i gatshëm që s’bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll lexoi memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht ditët e fundit të tij në pushtet. Të mos përdorë gënjeshtar të gatshëm, papagaj që janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave.

Procesi po monitorohet plotësisht, e partë po zbulohet zyra ilegale të PS, çerdhe krimi elektoral. Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, është dhe një tjetër zyrë ilegale në Astir dhe po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të të gjithë strukturave tona për të denoncuar të gjithë përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

Berisha optimist për fitoren: Ja porosia ime për komisionerët dhe numëruesit

Berisha: Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.

Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD. Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve.

Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale.

Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.

Për herë të parë, zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora

Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje.

Sipas informacioneve nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, 78.03% e diasporës ka votuar në këto zgjedhje parlamentare.

Zarfet e ardhur në KQZ janë 191912 nga 245935 që ishin në total për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Image
Grafika

Kjo ishte hera e parë që diaspora merrte pjesë në zgjedhje.

Urdhri për KZAZ/ Votimi elektronik, bllokohet dalja e rezultatit për Vorën, Celibashi shpjegon arsyen

KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos e printojë rezultatin  e pajisjeve te votimit elektronik për Vorën.

Normalisht në Vorë është zhvilluar votim elektronik. Që do të thotë me përfundimin e votimit pritej mbledhja e usb-ve dhe Vora do ishte e para qe do jepte rezultatin e zgjedhjeve.

Por anëtarë të KZAZ, i kanë deklaruar mediave se kanë marrë urdhër të mos printojnë rezultatet e votimit.

Pra edhe pse duhet te dilnin rezultatet të parat sepse janë votime elektronike.

 Është urdhëruar që mos të printohet rezultati shpjegojnë komisionërët dhe për këtë nuk u është dhënë asnjë arsye.

Ata shpjegojnë se urdhri ka ardhur me telefon dhe gojarisht, pra jo i shkruar.

Ndërkohë kreu i KQZ Celibashi deklaroi gjatë njëdalje për mediat se bllokimi i daljes së rezultatit në Vorë është bërë me konsensus politk dhe do të jepet neser në mëngjes.

Celibashi: Në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet në lidhje me rezultatin e shpejtë prodhon dhe pjesa dërmuese e votave për QV do të numërohen pas mesnate mund të kishte një impakt në këtë proces. Për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të votimit kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershëm të rezultateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat