LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 19:54 më 11.05.2025
Kuti të votimit

Ferdinand Dervishi i “Shqipëria Bëhet”: Kemi adresuar në SPAK një sërë shkeljesh të Kodit Zgjedhor

Kandidati për deputet dhe zëdhënësi i koalicionit “Nisma Shqiperia Bëhet”, Ferdinand Dervishi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku iu bën thirrje qytetarëve për të dalë për të votuar.

Gjithashtu, ai bën me dije se “Nisma Shqipëria Bëhet” deri në orët e pasdites ka administruar dhe adresuar në SPAK, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, një numër të konsiderueshëm shkeljesh të Kodit Zgjedhor gjatë procesit të votimeve.

Blhet fjalë për blerje vitash, intimidim, patronazhim të qytetarëve, futje në qendrat e votimeve të personave të pa autorizuar, etj.

Deklaratë për mediat e zëdhënësit të Koalicionit “Nisma Shqiperia Bëhet”, Ferdinand Dervishi

Nisma Shqipëria Bëhet fton të gjithë shqiptarët të votojnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për forcat politike që dëshirojnë të drejtojnë vendin.

Shqiptarë dilni të votoni, votoni me sytë hapur dhe njëkohësisht bëjeni votën tuaj të ketë vlerë !

Deri në orët e para të pasdites, “Nisma Shqipëria Bëhet” ka administruar dhe adresuar në Prokurorinë e Posaçme – SPAK, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, një numër të konsiderueshëm shkeljesh të Kodit Zgjedhor gjatë procesit të votimeve.

Janë raste të blerjes së votës, raste kur persona me karrierë kriminlale kanë intimiduar dhe në një rast kanë ushtruar dhunë ndaj votuesve, disa raste të patronazhistëve që kontrollojnë veprimet e votuesve në qendrat e votimit, dëmtim me kast të fletëve të votimit në kolonën ku votohet “Nisma Shqipëria Bëhet”- shenja që e bëjnë fletën e votimit të pavlefshme, monitorim me kamera të dhomës së fshehtë, futje të njerëzve të paautorizuar në qendra votimesh, e shumë parregullsi të tjera.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të jenë aktive dhe të paanshme në monitorimin e procesit zgjedhor.

Në fund, edhe njëherë, NISMA SHQIPËRIA BËHET fton shqiptarët të dalin të votojnë masivisht.

Aktualisht qendrat e votimeve nuk kanë fluks, kështu që i gjithë procesi i votimit mund të përfundojë për 2-3 minuta.

Shqiptarë dilni të votoni, votoni me sytë hapur dhe bëjeni votën tuaj të ketë peshë!

Sali Berisha deklarohet pas mbylljes së procesit zgjedhor: Kemi gëzim në të gjitha anët

Pasi kreu procesin e votimit paraditen e sotme, dhe pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është drejtuar në selinë e PD-së nga ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

“Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, tha ai.

Më tej, Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj punës së komisionerëve, për të cilën ai thekson se është bërë një punë e drejtë sipas ligjit.

I pyetur se si i duket procesi i deri tanishëm, kreu i PD-së shprehet mjaft i kënaqur.

“Kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjuj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar cdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”, përfundon Berisha.

PD denoncon një rast të shkeljes së ligjit te gjimnazi "Petro Nini Luarasi"

Partia Demokratike ka denoncuar një rast të shkeljes së ligjit pranë shkollës "Petro Nini Luarasi".

Sipas PD-së "administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohet se zotëron materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve".

“Një rast flagrant është dokumentuar pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" ku administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohen se zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve”, denoncon PD.

Sipas selisë blu edhe pse PD ka njoftuar Policinë, ajo ka mbërritur me vonesë, duke dhënë kohë për të manipuluar provat e krimit zgjedhor.

Image
PD denoncon një rast të shkeljes së ligjit te gjimnazi "Petro Nini Luarasi"

“Tre përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Ramës dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij”, thekson PD.

Zgjedhjet parlamentare, votuan 139 nga 144 të paraburgosur në Elbasan

Sot u mbajten zgjedhjet.

Në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit kanë votuar 139 të paraburgosur nga 144 në total.

1 nga të paraburgosurit ka refuzuar të votojë, ndërsa 3 të tjerëve nuk u është lejuar nga gjykata.

Sakaq mësohet se një tjetër i paraburgosur nuk ka mundur të votojë pasi është sëmurë.

Mbyllet procesi i votimit në Shqipëri për zgjedhjet e 11 Majit

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të caktojnë 140 deputetët e rinj dhe qeverinë që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Ashtu siç është vepruar edhe në zgjedhjet e mëparshme, votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë.

Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte vota e diasporës.

Qytetarët zgjodhën mes 3 koalicioneve dhe 8 subjekteve zgjedhore, teksa tashmë e gjithë vëmendja është drejtuar tek procesi i numërimit.

Në të gjithë vendin ishin të shpërndara 5225 qendra votimi, ndërsa puna për numërimin e votave do të zhvillohet në 93 KZAZ.

Procesi zgjedhor u zhvillua në tërësi i qetë, por incidentet e vogla nuk munguan në shumë zona, ku pati përplasje mes komisionerëve, disa raste fotografimi të votës apo dhe vonesa në nisjen e votimit.

Incidenti më i rëndë mund të konsiderohet ai në KZAZ e Vorës ku u përfshi në një përplasje verbale sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe dy shtetas, të cilët u proceduan penalisht nga autoritet.

Policia e Shtetit kishte organizuar një plan masash për mbarëvajtjen e zgjedhjeve me mbi 5000 efektivë të shpërndarë në të gjithë vendet ku votohej dhe administrohej vota.

Në këto zgjedhje parlamentare kryeministri Rama kërkon një mandat të katërt, teksa Sali Berisha synon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.

Nis “beteja” për votën e fundit, mbyllet orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të caktojnë 140 deputetët e rinj dhe qeverinë që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Ashtu siç është vepruar edhe në zgjedhjet e mëparshme, votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë.

Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte vota e diasporës.

Qytetarët zgjodhën mes 3 koalicioneve dhe 8 subjekteve zgjedhore, teksa tashmë e gjithë vëmendja është drejtuar tek procesi i numërimit.

Në të gjithë vendin ishin të shpërndara 5225 qendra votimi, ndërsa puna për numërimin e votave do të zhvillohet në 93 KZAZ.

Procesi zgjedhor u zhvillua në tërësi i qetë, por incidentet e vogla nuk munguan në shumë zona, ku pati përplasje mes komisionerëve, disa raste fotografimi të votës apo dhe vonesa në nisjen e votimit.

Incidenti më i rëndë mund të konsiderohet ai në KZAZ e Vorës ku u përfshi në një përplasje verbale sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe dy shtetas, të cilët u proceduan penalisht nga autoritet.

Policia e Shtetit kishte organizuar një plan masash për mbarëvajtjen e zgjedhjeve me mbi 5000 efektivë të shpërndarë në të gjithë vendet ku votohej dhe administrohej vota.

Në këto zgjedhje parlamentare kryeministri Rama kërkon një mandat të katërt, teksa Sali Berisha synon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.

Nxirret jashtë komisioneri i dehur në qendrën e votimit

Sot po mbahen zgjedhejt.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi Gur të zi në qarkun e Shkodrës.

Komisionerët kanë nxjerrë jashtë komisionerin e PSD me inicialet B. Kasemi, sepse ishte i dehur.

Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit 0340  KZAZ nr.2 të këtij qarku.

Noka reagon pas procedimit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas procedimit në gjendje të lirë.

Me anë të një psotimi në rrjetet sociale, Noka shkruan se publiku është keqinformuar nga mediat e paguara nga inceneratorët.

Noka shkruan se personi që e kallëzoi atë me pretendimin se e kishte penguar të votonte, Xh. A. është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

“Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale "Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si "qytetari që u pengua" në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.

Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë”, shkruan Noka.

Zgjedhjet në Shqipëri, PS akuzon PD për shkelje të Kodit Zgjedhor

Partia Socialiste ka denoncuar praninë e kandidatëve të Partisë Demokratike pranë qendrave të votimit në Shqipëri.

Sipas tyre, Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar pasdite pranë qendrave të votimit.

“Kandidatët e PD vijojnë të thyejnë Kodin Zgjedhor duke hyrë në qendrat e votimit. Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun Fier në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës së sotme kanë thyer Kodin Zgjedhor, duke hyrë brenda qendrave të votimit. Luan Baçi dhe Gentian Çela janë regjistruar në orët e pasditeve pranë qendrave të votimit.

Kandidati Baçi ndodhet shumë pranë qendrave të votimit numër 2994 dhe 2994/1 në qytetin e Fierit. ndërkohë, kandidati Çela ka qenë në Çiflik në qendrën e votimit numër 2918″, thuhet në njoftim.

Më pak se një orë nga mbyllja e votimit/ Pjesëmarrja deri tani

Sot po mbahen zgjedhjet!

Kanë mbetur më pak se 60 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.

Në të dhënat e fundit të përditësuara nga KQZ pjesëmarrja është në nivelin 39.16%, me 3902 qendra votimi të raportuara nga 5225 që janë në total.

Deri në momentet që janë përditësuar të dhënat kanë votuar 1026858 shtetas, nga 2622311 zgjedhës që janë në total në listën e QV-ve të raportuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat