Voton kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi mesazh qytetarëve

Shqipëria

Voton kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi mesazh qytetarëve

Më: 11 maj 2025 Në ora: 15:19
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi votoi mesditën e sotme në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në kryeqytet.

Pas votimit Celibashi foli për mediat.

Ai tha se fotografimi i votës nga votuesit do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, teksa theksoi se qytetarët që kryejnë këto lloj shkeljesh mund të ndëshkohen me minimumin 3 vjet burgim.

“Fotografimi i votës do marrë përgjigje nga drejtësia. Minimumi tre vjet burgim për ata që fotografojnë votën. Jo vetëm politikanët por edhe votuesit duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi”, tha Celibashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat