Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas që ka fotografuar votën.
30-vjeçari M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, u vu në pranga për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.
Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.