Meloni e uroi për fitoren/ Rama: Faleminderit motër. Privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti

Shqipëria

Meloni e uroi për fitoren/ Rama: Faleminderit motër. Privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti

Më: 13 maj 2025 Në ora: 19:41
Foto nga takimi

Pas urimit të kryeministres Giorgia Meloni ndaj Edi Ramës, për fitoren, kryesocialisti Rama i është përgjigjur me një mesazh falënderues.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se është privilegj që të bashkëpunojë me një lidere si Meloni. Ndërsa shton se më e mira për dy vendet, Italinë dhe Shqipërinë, nuk ka ardhur akoma.

Mesazhi: Faleminderit motër. Është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Nuk e di nëse e shkrova saktë ‘a leader’ apo jo, por e di me siguri që më e mira për vendet tona është ende për të ardhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat