Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh urimi për fitoren e mandatit të katërt edhe nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban.
Ky i fundit ka uruar në X, Ramën për fitoren bindëse të mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare.
Orban shprehet se mezi pret të takojë Ramën të premten në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Postimi i Orban në X:
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”, shkruan Orban.