Sot liderët europianë në Tiranë/ Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

Shqipëria

Sot liderët europianë në Tiranë/ Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

Më: 16 maj 2025 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërsa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët europianë, nga ana tjetër koalicioni opozitar që humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, është mbledhur për protestë.

Kjo ishte një protestë e paralajmëruar, por që policia nuk ka dhënë leje.

Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.

Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat