Mori mbi 22 mijë vota në Tiranë, Blendi Gonxhja: Është kënaqësi!

Shqipëria

Mori mbi 22 mijë vota në Tiranë, Blendi Gonxhja: Është kënaqësi!

Më: 17 maj 2025 Në ora: 17:27
Blendi Gonxhaj

Blendi Gonxhaj, i cili ka siguruar një mbështetje prej më shumë se 22 mijë votash në qarkun Tiranë, është shprehur se për të ka qenë një kënaqësi e madhe, ndërsa theksoi se ia kishte borxh vetes dhe familjes për ta provuar edhe njëherë për të qenë një ofertë e vlefshme.

Ai tha se gjithë mbështetjen në qarkun e Tiranës, nuk e ka parashikuar.

“Është një kënaqësi edhe në nivelin e… secili nga ne ka një histori. Kam patur eksperienca të forta në jetë, në disa momente i lënduar, i goditur, kam patur një histori që ka qenë e rëndësishme në jetën time në vitin 2002.

I kisha borxh familjes, nderit tim, të provoja edhe njëherë pa u denatyruar, të isha një ofertë, një kandidaturë e vlefshme, e rëndësishme për subjektin politik ku bëj pjesë. Nuk e parashikoja dot gjithë këtë mbështetje. Rezultati deri më tani është për t’u krenuar, jo në aspektin personal, por për biografinë time”, tha Gonxhja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat