Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset një 28 vjeçar

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset një 28 vjeçar

Më: 18 maj 2025 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e ‘Komunës së Parisit’ gjatë orëve të natës.

Sipas raportimeve, një person është plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës.

I plagosuri është identifikuar si Kristjan Kaçori, 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kioske te ‘Lulishtja’ në Komunën e Parisit.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha te Trauma, ndërkohë që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat