A do të jetë kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?/ Ja si përgjigjet Gonxhja

Shqipëria

A do të jetë kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?/ Ja si përgjigjet Gonxhja

Më: 18 maj 2025 Në ora: 08:38
Blendi Gonxhja

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar pas pyetjeve nëse do të jetë ai pasuesi i Erion Veliajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të këtij të fundit për korrupsion.

Në një intervistë televizive, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj dhe theksoi se nuk ka një projekt personal për të kandiduar për këtë pozicion. Ai u shpreh se aktualisht është i fokusuar te përfaqësimi si deputet dhe se çdo diskutim për ambicie të tjera është i papërshtatshëm në këtë fazë.

“Bashkia Tiranë është një institucion tepër i rëndësishëm. Nëse ne si deputetë bëjmë gjithçka për zonën tonë dhe lehtësojmë jetën e qytetarëve, do të jetë një kontribut i madh. Jam mirënjohës për zemrat që më kanë votuar dhe i përkushtuar ndaj këtij besimi,” deklaroi Gonxhja.

Ai shtoi se e konsideron votëbesimin e marrë në Tiranë si një formë shpagimi për ndërprerjen e karrierës së tij në vitin 2002, dhe se prioriteti i tij është të jetë i denjë për këtë mbështetje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat