Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka shpërndarë një mesazh për deputetët e grupit të tij, teksa ditën e nesërme të 29 majit, pritet të mbahet seanca plenare në Kuvend.
Në mesazhin e tij, ai nënvizon rëndësinë e kësaj seance, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 11 majit.
Njoftimi:
“Të nderuar kolegë, nëser në orën 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrin pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”, njofton Gazmend Bardhi.