Kapet 37-vjeçari duke transportuar ilegalisht emigrantë palestinezë

Shqipëria

Kapet 37-vjeçari duke transportuar ilegalisht emigrantë palestinezë

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:48
Ilustrim

Policia në Shqipëri ka arrestuar 37-vjeçarin nga Tirana me inicialet D. B., i cili raportohet se ishte duke transportuar emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, tre emigrantë nga Palestina.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy celularë.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat