Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Dibrës/ KQZ: Na duhet 10 ditë kohë për përgatitjen

Shqipëria

Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe Dibrës/ KQZ: Na duhet 10 ditë kohë për përgatitjen

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:51
KQZ

KAS ka vendosur që të rinumërohen votat për qarkun e Tiranës dhe Dibrës. Komisionin Qendror i Zgjedhjeve pas këtij vendimi mësohet se ka kërkuar 10 ditë kohë për përgatitjen e infrastrukturës njerëzore dhe teknike për të kryer procesin e rinumërimit të votave për dy qarqet.

Po mendohet që rinumërimi i votave të bëhet sërish në Parkun Olimpik të Tiranës.

“Na duhen rreth 10 ditë kohë të përgatisim gjithë infrastrukturën njerëzore dhe teknike për këtë proces.

Po mendohet që rinumerimi i qarkut Tiranë dhe kutive të qarkut të Dibrës të bëhet në Parkun Olimpik”, mësohet të ketë deklaruar KQZ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat