Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq, një person i plagosur

Shqipëria

Aksident i dyfishtë në aksin Korçë-Maliq, një person i plagosur

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 10:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi.

Mësohet nga informacionet paraprake se në aksident janë përfshirë dy mjete.

Në aksident ka mbetur i plagosur një person dhe po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat