U gjet i pajetë në rrugë, identifikohet viktima në Klos, u godit 3 herë me thi*ë

Shqipëria

U gjet i pajetë në rrugë, identifikohet viktima në Klos, u godit 3 herë me thi*ë

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:49
Ilustrim

KLOS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e një trupi të pajetë mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit.

Identiteti i viktimës është zbuluar ndërsa bëhet me dije personi që u gjet i pajetë është 65-vjeçari, Selim Velsula.

Velsula u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Ka dyshime se viktima të jetë vrarë.

Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

Njoftimi i policisë:

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat