Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Shqipëria

Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Pas disa orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu një sipërfaqe pyjore në Qeparo mesditën e sotme është shuar plotësisht.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erërave të forta, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe një fabrikë vaji në zonë.

Falë një ndërhyrjeje të koordinuar nga toka dhe ajri, u bë e mundur neutralizimi i vatrës aktive dhe shmangia e pasojave më të rënda. Në operacion u angazhua helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, që pati një rol vendimtar në përballimin e flakëve. Ndërkohë, në terren ndihmuan mjetet zjarrfikëse, efektivët e MZSH-së dhe punonjësit e shërbimit pyjor.

Strukturat e Mbrojtjes Civile, në nivel lokal dhe qendror, punuan në bashkërendim të plotë, duke garantuar sigurinë e banorëve dhe mbrojtjen e mjedisit përreth.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Ministria e Mbrojtjes apeluan për vigjilencë të shtuar nga qytetarët, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe erërave të forta dhe që çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, për të shmangur situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat