Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet 28-vjeçari në Bilisht që shpërndante drogë

Shqipëria

Finalizohet operacioni “Dozat”, arrestohet 28-vjeçari në Bilisht që shpërndante drogë

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dozat”, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat