“Sofra e Tiranës” u zhvillua për herë të parë pa Arben Tafajn, por misioni i tij për ruajtjen e traditës vijon përmes fondacionit me emrin e tij.
Edicioni i 31-të mblodhi personalitete dhe qytetarë në një festë të pasur me këngë, valle dhe vlera tiranase.
Sofra e Tiranës u shtrua, për herë të parë pa Arben Tafajn në krye, por aktiviteti që bën bashkë më të mirat e kryeqytetit shkon përpara përmes fondacionit të krijuar nën emrin e njeriut mbrojtës i vlerave tradicionale tiranase dhe i bashkëjetesës.
Edicioni i 31 bëri bashkë si përherë, personalitete të politikës, jetës sociale ekonomike, artit, kulturës e sportit.
Arben Tafajn u mungonte të gjithëve, por misioni i tij vazhdon.
Ilir Tafaj, thotë se synimi i fondacionit Arben Tafaj është të mbrojë e vlerësojë trashgiminë.
‘’Jemi përpjekur që të ketë një emocion të shtuar ashtu siç bëjmë pas çdo edicioni.
Sigurisht në themel ka një emocion që le të themi prek të gjithë artdashësit por edhe të gjithë spektatorët’’.
Një mesazh ai e pati edhe për brezin e ri.
Më pas, skena ishte e gjitha e artistëve dhe valltarëve, teksa nën ritmin dhe tingujt e valleve popullore e jo vetëm, tiranasit e jo vetem shijouan disa momente të paharrueshme në Pallatin e Kongreseve.
Brezat u bënë bashkë në një festë magjike e te paharrueshme, me këngë dhe valle të traditës e qytetarisë tiranase.