Kultivoi kanabis, pranga 59-vjeçarit në Roskovec

Shqipëria

Kultivoi kanabis, pranga 59-vjeçarit në Roskovec

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi Flamur Rërza , 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat