“Emerald Azzurra”, jahti luksoz australian, ndaloi sot për herë të parë në Portin e Durrësit.
Kryeministri Edi Rama ndau pamjet nga ankorimi i këtij jahti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Rama shkruan se 83 turistë nga e gjithë bota zbritën në bregun shqiptar për të zbuluar historinë e Durrësit dhe magjinë e Krujës, teksa ky superjaht 110 metra i gjatë do të vazhdojë më pas drejt brigjeve italiane.
Postimi i plotë:
“Emerald Azzurra”, kroçera luksoze australiane, ndaloi sot për herë të parë në Portin e Durrësit
83 turistë nga e gjithë bota zbritën në bregun tonë për të zbuluar historinë e Durrësit dhe magjinë e Krujës, teksa ky superjaht 110 metra i gjatë do të vazhdojë më pas drejt brigjeve italiane
Një tjetër dëshmi se Shqipëria nuk është më një sekret në Mesdhe, por një destinacion i dëshiruar për ata që kërkojnë shije, histori dhe përjetime autentike