Serbia dhe Bosnja prishin Samitin/ Refuzojnë deklaratën finale në përmbyllje të samitit

Shqipëria

Serbia dhe Bosnja prishin Samitin/ Refuzojnë deklaratën finale në përmbyllje të samitit

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 19:58
Ilustrim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në mbylle të fjalës së tij në samitin e SEECP, konfirmoi mbylljen zyrtare të samitit. Ndërkohë që tha se dy shtete pjesëmarrëse refuzuan që të firmosnin deklaratën finale.

Ishte pikërisht Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, dy shtetet e vetme nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, të cilat kanë refuzuar që të firmosin deklaratën finale në përmbyllje të takimit.

Dy arsyet kryesore ishin sanksionet ndaj agresioni rus dhe konflikti i hapur mes Irani dhe Izraelit.

Presidenti Begaj tha se çdo shtet ka të drejtë që të shprehë mendimin dhe të veprojë i lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat