Zhvatja me mikrokreditë/ Apeli i Posaçëm lë në burg Arben Meskutin, pronar i një shoqërie financiare

Shqipëria

Zhvatja me mikrokreditë/ Apeli i Posaçëm lë në burg Arben Meskutin, pronar i një shoqërie financiare

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg Arben Meskutin, një ndër personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen e borxheve të vjetra.

Meskuti është pronar i një shoqërie financiare, e implikuar në skandalin e mikrokredive.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 mijë kredi të këqija që u blenë nga një banka Prokredit me vlerë totale rreth 7.3 milionë euro u përdorën për një skemë shtrënguese duke detyruar qytetarët që kishin borxhe të vjetra në këtë bankë, të rimerrnin kredi me interesa edhe me te larta dhe më pas iu bllokonin përmes shoqërive përmbarimore rrogat, pronat, apo automjetet.

Sipas prokurorisë, tre shoqëritë përmbarimore, Zig , Star FS dhe Flash dhe dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Adca dyshohen se kanë vepruar së bashku duke aplikuar kamata vonese nga 2 deri në 8 për qind për debitorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat