Zjarri përfshin godinat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë shmang dëmet

Shqipëria

Zjarri përfshin godinat në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë shmang dëmet

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një vatër zjarri u shfaq dhe u bë mjaft aktive në mesditë pranë godinave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Elbasan. 

Zona ku u përhap zjarri ndodhet në afërsi të linjave me tension të lartë 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV si dhe nënstacioneve përkatëse që përfshijnë pajisje dhe sisteme të rëndësishme për transmetimin e energjisë elektrike në vend.

Rrethanat e shpërthimit të vatrës së zjarrit nuk janë ende të qarta, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një qark i shkurtër në rrjet mund të ketë qenë shkaktari i mundshëm.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse me mjete të posaçme, flakët u izoluan dhe u shuan në kohë rekord duke shmangur kështu çdo dëm në nënstacione apo në linjat e transmetimit dhe në njerëz. Autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbuluar shkaqet e sakta të incidentit dhe për të vlerësuar masat parandaluese të nevojshme në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat