Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar i identifikuar si Arkel Jani  është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat