Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për izolimin e plotë të vatrave

Shqipëria

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për izolimin e plotë të vatrave

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Pas një ndërhyrjeje nga forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura, është vënë nën kontroll zjarri që përfshiu malin e Krastës në Elbasan.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se aktualisht po vijon puna për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura, ndërsa monitorohet terreni për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës.

Në këtë operacion morën pjesë 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël.

Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbeten në gatishmëri të plotë për të mbrojtur komunitetin dhe pasuritë natyrore të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat