Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen "18 Shtatori" të Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një 49-vjeçar, banues në fshatin Picar. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që thika e përdorur në konflikt është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitet, ndërsa pritet vijimi i hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.