Breshëria e plumbave drejt hotelit të ish-shoferit të Arjan Ndojit, djali i pronarit po flinte në një nga dhomat përballë rrugës!

Shqipëria

Breshëria e plumbave drejt hotelit të ish-shoferit të Arjan Ndojit, djali i pronarit po flinte në një nga dhomat përballë rrugës!

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Një tragjedi mund të kishte rezultuar ngjarja e ndodhur në fshatin Krastë në Fushë-Krujë, ku persona të paidentifikuar ende qëlluan me breshëri plumbash drejt hotelit në pronësi të Mandi Vogës, ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku breshëria e plumbave kapi katin e parë ku ndodhet restoranti dhe katin e dytë, po flinte gjumë djali i pronarit.

Ndërsa Mandi Voga dhe pjesa tjetër e familjes po flinin në dhomat, në anën e pasme të hotelit.

Dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga kodra përballë hotelit.

Ndërkohë shenjat e plumbave janë të dukshme kudo në ambientet e lokalit dhe hotelit, madje edhe në tavullat e duhanit, si edhe në pemët përreth biznesit.

Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa ende nuk dihen autorët e ngjarjes, apo arsyet e sulmit ndaj biznesit të Mandi Vogës, njeri me precedentë penalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat