Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa sërish në SPAK

Shqipëria

Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa sërish në SPAK

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.

Kujtojmë që Ajola Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë),

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat