Tetë vetura janë përfshirë sot në dy aksidente.
Ku si pasojë është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës.
Euronews.al bën të ditur se dy aksidente të ndodhura pothuajse në të njëjtin vend dhe brenda pak minutash nga njëri-tjetri, kanë shkaktuar kaos në qarkullim paraditen e sotme në aksin Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës.
8 makina përfshihen në aksident, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 20, 2025
Dy aksidente të ndodhura pothuajse në të njëjtin vend dhe brenda pak minutash nga njëri-tjetri, kanë shkaktuar kaos në qarkullim paraditen e sotme në aksin Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës. pic.twitter.com/ZoRsCQxMH2
Në total janë përfshirë tetë automjete, duke bllokuar për disa minuta të dy krahët e autostradës dhe duke shkaktuar trafik të rënduar në orët e pikut.