U rrezikohej jeta për shkak të stuhive/ Ndihmohen 2 peshkatarë në Pogradec

Shqipëria

U rrezikohej jeta për shkak të stuhive/ Ndihmohen 2 peshkatarë në Pogradec

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 20:06
Ilustrim

Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varkë. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Ka qenë policia kufitare e cila ka ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar fillimisht varkën e peshkatarëve e më pas duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre pa probleme nga liqeni.

Sipas informacioneve, peshkatarëve u rrëzikohej jeta për shkak të stuhive të shiut që krijuan dallgë të forta dhe shumë erë.

Ndërhyrja e policisë kufitare ka shmangur një ngjarje të mundshëme, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e dy peshkatarëve është e mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat