Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin Vlorë-Selenicë, pranë fshatit Qishbardhë.
Në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi A3 dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre, pasagjer në njërën nga makinat, është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Vlorës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.