Media ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku 3 fëmijë që lëviznin me dy monopatina u përplasën nga një makinë.
Siç shihet në video njëra prej monopatinave ku lëviznin fëmijët ndodhet poshtë gomave të makinës, ndërsa tjera pak metra larg automjetit.
Gjithashtu në vendngjarje shihen shapkat e fëmijëve të përplasur në mes të rrugës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 dhe 3 të miturit u transportuan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.