Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

Shqipëria

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës, i dënuar për plagosje të rëndë

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Një i burgosur është gjetur i pajetë ditën e sotme në burgun e Lezhës, konkretisht shtetasi Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë.

Njoftimi

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.

I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.

Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat