Kontrolle me dron/ Kultivonin kanabis, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Shqipëria

Kontrolle me dron/ Kultivonin kanabis, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Vijon operacioni “Koordinata” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Mitat Cani dhe Ermal Cani, babë e bir, pasi kishin kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre

Ndërkohë kontrollet me dron vijojnë nga policia për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanabis .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat