Ngjarje e rëndë/ Dyshohet se ka kryer s*ks me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai 36-vjeçar

Shqipëria

Ngjarje e rëndë/ Dyshohet se ka kryer s*ks me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai 36-vjeçar

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar është vënë në pranga.

Kjo pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe”, thotë policia.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat