Ra nga lartësia e pallatit/ Tiranë, humb jetën i moshuari

Shqipëria

Ra nga lartësia e pallatit/ Tiranë, humb jetën i moshuari

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Një 86-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 qershor, në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.

“Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat