Përplasje ‘kokë më kokë’ mes dy makinave, plagosen disa persona, dyshohet se…

Shqipëria

Përplasje ‘kokë më kokë’ mes dy makinave, plagosen disa persona, dyshohet se…

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në hyrje të fshatit Pezë Helmës, në afërsi të Tiranës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Njëri prej automjeteve të përfshira në ngjarje është një taksi.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar, që çoi në aksidentin mes mjeteve.

Si pasojë e përplasjes ka persona të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë mes drejtuesve të mjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat