Aksident i rëndë në Kryqëzimin e Cërrikut/ U përplas nga kamioni, plagoset i moshuari

Shqipëria

Aksident i rëndë në Kryqëzimin e Cërrikut/ U përplas nga kamioni, plagoset i moshuari

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, ku një person i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, kur i moshuari është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit dhe një ambulancë, e cila transportoi të moshuarin drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aktualisht, nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat