13 doganierë grekë në pranga për korrupsion – bllokohet qarkullimi në Qafë Botë

Shqipëria

13 doganierë grekë në pranga për korrupsion – bllokohet qarkullimi në Qafë Botë

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një operacion i gjerë i Shërbimit të Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë në Greqi është duke vazhduar që nga mëngjesi i së enjtes në zyrën doganore të Mavromatio, me synimin për të goditur një rrjet ryshfeti dhe korrupsioni midis zyrtarëve doganorë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar deri tani 13 persona, të dyshuar për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion.

Hetimet janë në vazhdim e sipër, ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje lidhur me rrjetin dhe identitetin e të përfshirëve.

Shërbimi i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar një përditësim të ri zyrtar me më shumë informacion mbi akuzat, materialet e sekuestruara dhe shtrirjen e operacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat