‘Truri’ financiar i Çopjave në Elbasan/ Apeli i Posaçëm kthen në qeli Artemis Stafën

Shqipëria

‘Truri’ financiar i Çopjave në Elbasan/ Apeli i Posaçëm kthen në qeli Artemis Stafën

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Apeli i Posaçëm prish vendimin e GJKKO, kthen në qeli Artemis Stafën.

Shkalla e dytë shtrëngoi masën e sigurisë nga “arrest ne shtëpi” në “arrest në burg”.

Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.

36 vjeçari u arrestua në 27 maj në Dubai dhe u ekstradua më 11 qershor në vendin tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme bashkë me Dashnor Dumanin një tjetër anëtar të klanit të Franc dhe Hajdar Çopjas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat