Kapiteni hero që humbi jetën për të shpëtuar turistët në Shkodër/ Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit

Shqipëria

Kapiteni hero që humbi jetën për të shpëtuar turistët në Shkodër/ Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 23:00
Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur nderimet dhe ngushëllimet, për kapitenin, Arben Anamali.

51-vjeçari humbi tragjikisht jetën në liqenin e Shkodrës, teksa tentoi që t’u shpëtonte jetën dy turistëve.

“Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra  për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik.

Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbje”, ka shkruar Presidenti Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat