Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, shkarkohen Drejtori i Policisë Shkodër dhe shefi i Komisariatit

Shqipëria

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, shkarkohen Drejtori i Policisë Shkodër dhe shefi i Komisariatit

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Shkarkohet Drejtori i Policisë Shkodër, dhe shefi i Komisariatit për situatën në Theth, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Ndërkohë është komanduar në detyrë si drejtor, Gentian Berberi, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Kukësit.

Një vendim i tillë vjen pas ndërtimeve pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve.

Për tre ditë IKMT-ja ka vijuar me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, ku ditën e djeshme, 9 korrik, ndryshe nga dy ditët e para, ata janë përplasur me banorët dhe pronarët e bujtinave, objektet e të cilave janë kategorizuar si të paligjshme.

Banorët kërkojnë t’u jepet kohë për ekzekutimin e vendimeve të prishjes së objekteve, konkretisht pas përfundimit të sezonit veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat